Tentoi të vrasë të riun, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Durrësi

Tentoi të vrasë të riun, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Më: 10 mars 2020 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Durrësiat arrestoi një 56-vjeçar i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.B., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili është vënë në pranga. Ky shtetas akuzohet se ka tentuar të vrasë një të ri 25-vjeçar.

Konkretisht, në datën 9 mars të këtij viti (një ditë më parë), 56-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin me inicialet A.N., banues në Durrës. Fatmirësisht i riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia njofton se ndaj personit të arrestuar rëndojnë dy akuza: “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet hetimore i janë dërguar prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat