Doli në det për peshkim, por varka u përmbys. Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në Durrës - Bota Sot
Doli në det për peshkim, por varka u përmbys. Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në Durrës

Durrësi

Doli në det për peshkim, por varka u përmbys. Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në Durrës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në zonën e Porto Romanos në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari.

Shtetasi Ardian Merkuri, me profesion peshkatar, u raportua i zhdukur në datën 1 mars në zonën e “Currilave” në Durrës.

Por u deshën të kalonin 11 ditë për gjetjen e trupit të tij në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se rrymat detare e kanë çuar viktimën në këtë zonë.

Ardian Mërkuri kishte dalë në det me një mikun e tij në datën 1 mars. Varka me të cilën dy personat u përmbys ku për pasojë gjeti vdekjen 53-vjeçari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat