Durrës, porti vijon punën/ Anijet e mëdha tregtare nuk janë ndalur asnjë çast - Bota Sot
Durrës, porti vijon punën/ Anijet e mëdha tregtare nuk janë ndalur asnjë çast

Durrësi

Durrës, porti vijon punën/ Anijet e mëdha tregtare nuk janë ndalur asnjë çast

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:05
Porti Durrësit

Porti detar i Durrësit vijon punën me kapacitet të plotë për anijet tregtare që sjellin apo dërgojnë mallra nga Shqipëria jashtë.

Në këto ditë të vështira që kalon vendi, në kalatat e portit detar të Durrësit përpunimi i anijeve tregtare me mallra vijon normalisht për të përballuar nevojat e tregut vendas.

Këtë fillim jave, pesë anije tregtare janë në proces ngarkim-shkarkimi. Katër prej tyre po shkarkojnë grurë, kontenierë me mallra të ndryshme, ure, si dhe hekur për sektorin e ndërtimit, ndërsa po ngarkohen për eksport 4100 ton çimento, prodhim vendi. Në pritje, gjatë ditëve në vazhdim, janë 4 anije të tjera që do sjellin mbi 5000 tonë grurë nga Rusia, 6400 tonë kripë nga Egjipti dhe skrap nga Libia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat