Apeli në Durrës lehtëson masën e sigurisë për Flamur Gjuzin, detyrim paraqitje një herë në muaj

Durrësi

Apeli në Durrës lehtëson masën e sigurisë për Flamur Gjuzin, detyrim paraqitje një herë në muaj

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:00
Flamur Gjuzi

Në orën 11:30 të ditës së sotme gjykata e apelit në Durrës ka vendosur për të ndryshuar masën e sigurisë në ngarkim të ish-kreut të Aluiznt në Durrës Flamur Gjuzi.

Masa ka ndryshuar nga arrest me burg që është vendosur më herët në detyrim paraqitje një herë në muaj.

Flamur Gjuzi u arrestua si i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, për viktimat e tërmetit në Durrës, në lidhjen me legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

Ai u vetëdorëzua në polici në ditën 2 prill, pasi ishte në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat