Emirjana Sako merr drejtimin e Bashkisë Durrës

Durrësi

Emirjana Sako merr drejtimin e Bashkisë Durrës

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:49
Emirjana Sako

Emirjana Sako ka marrë detyrën si kryetare e Bashkisë Durrës. Emërimi i saj ka ardhur për shkak të dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfaj.

Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Po kështu këshilli bashkiak miratoi edhe disa vendime të tjera që janë:

Prishja e detyruar e ndërtesave me emërtimin “Qendra Shëndetësore” që mbajnë numrin 15 dhe 17 të listës, të cilat kanë kaluar në pronësi të komunës Ishëm (sot Bashkia Durrës) për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019.

Ndërkohë, këtë mbledhje u miratua në parim edhe prishja e detyruar e 12 ndërtesave pronë private dhe e tre ndërtesave pjesë përbërëse të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat