Hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Dyshime se modifikuan një kamion me drogë të kapur në Bari

Durrësi

Hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Dyshime se modifikuan një kamion me drogë të kapur në Bari

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:01
Besmir dhe Viktor Haxhia

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 20 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.  

Pas informacioneve të autoriteteve italiane për palën shqiptare ka dyshime se modifikimi mund të jetë kryer në servisin e dy vëllezërve Haxhia.

Mjeti dyshohet se është fshehur afër zonës së krimit-Ndërkohë kanë vazhduar kontrollet sa i përket gjetjes së automjetit që mendohet se janë larguar autorët.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se sipas burimeve të grupit hetimor dyshohet se ky mjet është fshehur në afërsi të zonës ku ndodhi edhe vrasja pasditen e së hënës.

“Me atë çfarë është kapur nga kamerat e sigurisë, hetuesit e grupit hetimor dyshojnë se mund të jetë fshehur në ndonjë banesë afër apo të jetë çmontuar për të humbur gjurmët”, raporton gazetari.

Po ashtu grupi hetimor është duke kryer verifikimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku fokusi kryesor është aktiviteti në emigracion i një prej vëllezërve, por edhe aktivitetet të paligjshme që ka dyshime të kenë vijuar gjatë kësaj kohe.

Po verifikohen celularët e viktimave –Gjithashtu po verifikohen celularët e dy viktimave dhe i është kërkuar dhe ndihmë kompanive telefonike për zbardhjen e plotë të mesazheve dhe telefonatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat