E rëndë në Durrës/ 47 vjeçari bie nga kati i 7-të i banesës

Durrësi

E rëndë në Durrës/ 47 vjeçari bie nga kati i 7-të i banesës

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:03
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati 7-të i banesës ku jetonte duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 te banesat sociale.

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës,  shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat