Durrës: Qytetarët zgjedhin plazhin për të shfrytëzuar orët e liridaljes

Durrësi

Durrës: Qytetarët zgjedhin plazhin për të shfrytëzuar orët e liridaljes

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:39
Durrës

Pas 60 ditësh në karantinë, kjo e shtunë duket si një një fundjavë normale për Durrësin dhe qytetarët e saj.

Me një numër total të prekurish nga COVID-19 prej 43 qytetarësh, ku 38 prej tyre janë kuruar, 4 prej tyre kanë humbur jetën, dhe 1 qytetar 71-vjeçar rezulton të jetë i vetmi i infektuar zyrtar në qytetin e Durrësit, bën që situata të jetë optimiste përsa i përket rrezikut të virusit.

Të vetmet biznese të hapura ditën e sotme janë marketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë, ndërkohë sërisht ditën e nesërme pritet që qarkullimi të jetë më i kufizuar.

Nje nga zonat më të preferuara është plazhi, megjithatë ndryshe nga fundjavat e kaluara ka më pak lëvizje nga ana e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat