Mjekët protestë në Durrës/ Kërkojnë shpërblim të barabartë

Durrësi

Mjekët protestë në Durrës/ Kërkojnë shpërblim të barabartë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:16
Foto

Mjekët dhe stafi mbështetës i njësisë së kujdesit shëndetësor në Durrës protestuan të mërkurën në kërkim të shpërblimit të luftës me koronavirusin.

Ata kanë qenë në vijë të parë në këtë përballje, por nuk janë trajtuar njësoj nga drejtuesit të cilët i akuzojnë për mungesë transparence në bërjen e listave të përfituesve të shpërblimit dhe për përçarje dhe presion për të ushtruar të drejtën e të protestuarit.

Në emër të bluzave të bardha, kryesindikalisti ngriti zërin dhe për punën e papaguar që nga dita e tërmetit, kur kanë punuar pa orar, si kërkoi dhe zbatimin e kontratës kolektive të punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat