Shembja e pallatit me tritol në Durrës, njoftim i rëndësishëm për banorët e zonës

Durrësi

Shembja e pallatit me tritol në Durrës, njoftim i rëndësishëm për banorët e zonës

Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

IKMT ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e lagjes nr.7 në Durrës.

Në njoftim thuhet se IKMT do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh nr.1062 në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë.

Ju kërkohet të gjithë banorëve të banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, për arsye sigurie, të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse.

Njoftimi:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh nr.1062 në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë. Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 21 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat