Prej një jave e zhdukur nga banesa, familja në Durrës kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës 12-vjeçare

Durrësi

Prej një jave e zhdukur nga banesa, familja në Durrës kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës 12-vjeçare

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:33
Foto

Një 12-vjeçare në Durrës figuron e zhdukur prej një jave.  Vajza me incialet I.V banuese në lagjen 7 të qytetit është larguar nga banesa që me 17 maj dhe nuk është kthyer më.

Prindërit e kanë denoncuar ngjarjen në polici dhe sipas tyre ende nuk kanë rënë në gjurmë të saj.

Nëna e vajzës ka kërkuar ndihmën e Ora News për të përshpejtuar gjetjen e vajzës.

"Jam një nënë nga  Durrësi. Kam një hall shumë të madh. Më është zhdukur vajza 12 vjeçare nga shtëpia që në të gdhirë të së dielës në datën 17 maj  të javës së kaluar. Doja ta publikoja nëpërmjet jush me inicialet e vajzes E.V. Ju lutem shumë publikojeni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat