E diela pa makina, në Durrës shqetësim për turizmin

Durrësi

E diela pa makina, në Durrës shqetësim për turizmin

Më: 26 maj 2020 Në ora: 12:31
Foto

E diela pa makina, që do të zbatohet që nga vjeshta e ardhshme, konsiderohet një tjetër goditje e fortë për turizmin në Durrës, pas tërmetit dhe pandemisë.

Operatorët turistikë kërkojnë që të rishihet ky urdhër, pasi fundjava pa makina e dëmton rëndë këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, veçanërisht jashtë sezonit veror, ndërkohë që mungojnë alternativat e tjera të transportit, siç është ai hekurudhor.

-“Masë e nxituar që nuk e zgjidh problemin e ndotjes së ajrit, apo probleme të tjera. Kjo e dëmton shumë turizmin, pasi e diela është një ditë tradicionale që njerëzit mezi e presin për të dalë me familjet. Para se të merren këto masa duhet të zgjidhet paraprakisht çështjen e transportit publik dhe trenit Durrës-Tiranë në zonën më të populluar të Shqipërisë. Na vjen turp kur turistët pyesin për trenin dhe ky transport duhej të ishte bërë. Përsa i përket problemit të pastrimit të ajrit dhe rregullimit të lëvizjes së makinave nuk është e diela zgjidhja, po mund të shpërndahet gjatë të gjithë javës.

“Turizmi duhet të jetë i lirë në fundjavë.”

-“Njerëzit duhet të jenë të lirë gjatë fundjavës, pasi respektuan të gjitha masat gjatë karantinës. I gjithë brezi bregdetar fundjavën pret. Të gjitha bizneset janë të ngarkuar me kredi dhe nuk e di si mund të lahen këto. Është shumë acaruese e gjithë kjo dhe z. kryeministër duhet ta rishohë këtë me kujdes, jo me nxitim.”

-“Bizneset tona mbahen nga njerëzit që vijnë. Nuk më duket vendim i mirë I kryeministrit. Kështu që duhet ta rishikojnë këtë masën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat