Vjedhje, plagosje dhe falsifikim parash, policia arreston 4 persona në Durrës

Durrësi

Vjedhje, plagosje dhe falsifikim parash, policia arreston 4 persona në Durrës

Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër person.

Durrës

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe shpallet në kërkim një tjetër .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan shtetasin J.V.,41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.05.2020, në lagjen nr 16, Durrës, në hyrje të pallatit, i ka marë një varse floriri nga qafa shtetases M.Xh.,51 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh.D.,42 vjeç, dhe A.T.,65 vjeç, banues në fshatin Rinas, Krujë. Këta shtetas në fshatin Rinas, Krujë, pas një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin, në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi B.V.,18 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M.,20 vjeç, banues në Fushë Krujë. Këta shtetas më datë 30.05.2020, në Fushë Krujë ,një një “Fast Food” në pronësi të shtetasit I.D.,kanë paguar dhe kanë thyer disa kartmonedha të dyshuara si të falsifikuara .

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës , në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur,arrestuan në flagrancë shtetasin A.D.,31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Falsifikim i monedhave” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat