Rama siguron durrsakët: S'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të Bashkisë

Durrësi

Rama siguron durrsakët: S'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të Bashkisë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama siguron banorët e Durrësit se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.

"Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t'u thonë durrsakëve se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni" shkruan ai në twitter.

Banorët, roje për të mos lejuar depozitimin e mbetjeve urbane

Banorët e fshatit Biz në Durrës kanë nisur të bëjnë roje për të mos lejuar bashkinë të depozitojë aty mbetjet urbane të qytetit.

Durrësi është në emergjencë mjedisore në menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së Porto Romanos dhe përfundimit të marrëveshjes provizore me Sharrën.

Por banorët e fshatrave shumë pranë zonës turistike të Kepit të Rodonit thonë se nuk do të lejojnë që depozitimi i mbetjeve të bëhet aty.

Të dielën ata u përplasën me ekspertët dhe efektivët e policisë që shkuan në zonë kursetë hënën  prisnin për sqarim kryebashkiaken e emëruar të cilës i dërguan një mesazh të qartë.

"Si të dojë. Këtu nuk do të lejojmë asnjë mbeturinë".

Përplasjet vazhduan edhe në Vadardh të njësisë Sukth, ku gjithashtu banorët kundërshtuan sjelljen e mbetjeve të Durrësit në këtë zonë.

Por kryetari i Njësisë Administrative të Sukthit mohoi që të ketë një vendim.

Më herët edhe banorët e Manzës kundërshtuan depozitimin e mbetjeve urbane të Durrësit.

Bashkia e qytetit bregdetar ndërkohë nuk ka reaguar për krizën e menaxhimit të mbetjeve apo përpjekjeve që po bën për ta zgjidhur.

Mungesa e informacionit ka bërë që reagimet e qytetarëve të jenë të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat