Hapja e transportit detar, ja kush mund të udhëtojë nga nesër

Durrësi

Hapja e transportit detar, ja kush mund të udhëtojë nga nesër

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 21:42
Durres

Ditën e sotme Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi rifillimin e transportit detar duke nisur nga nesër (22 qershor).

Më pas lidhur me këtë çështje, Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi përmes një postimi në faqen zyrtare për shtetasit të cilët lejohen që të udhëtojnë, duke qenë se rihapja do të jetë graduale.

Duke filluar nga nesër (22 qershor) që shënon dhe fazën e parë të kësaj rihapje, shtetasit shqiptarë me Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno).

 Gjithashtu në këtë fazë shtetasit e BE-së do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.

Ndërsa faza 2 që është vendosur me datën 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë.

 - Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.

 - Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia.

/Ora News.tv/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat