E dëmtuar nga tërmeti, ndërtesa në plazhin e Durrësit rrezikon jetën e qytetarëve

Durrësi

E dëmtuar nga tërmeti, ndërtesa në plazhin e Durrësit rrezikon jetën e qytetarëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:52
Durrës

Durrësi vijon të përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, edhe gjatë sezonit turistik.

Në një nga vendkalimet e qytetarëve në drejtim të plazhit është konstatuar një ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti e cila rrezikon jetën e qytetarëve.

Gazetari i Ora News Marg Brunga, informon se nga rrugakalimin e rrugës kryesore të hekurudhës në plazh. Ndodhet një ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti dhe ka shumë pjesë muresh e cila mbahet nga kapota e betonit.

Gradualisht ato mund të bien dhe mund të rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe të pushuesve.

Por si kjo ndërtesë ka edhe mjaft të tjera në bregdetin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat