U mbyll dje pas 4 rasteve me COVID-19, ja çfarë ndodhi sot me Shërbimin Epidemiologjik në Durrës

Durrësi

U mbyll dje pas 4 rasteve me COVID-19, ja çfarë ndodhi sot me Shërbimin Epidemiologjik në Durrës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:41
Durrës

Shërbimi Epidemiologjik në qytetin e Durrës është rihapur, pas alarmit që u dha një ditë më parë në këtë institucion ku tre persona të ekipit mjekësor rezultuan pozitivë me koronavirus.

Pas konfirmimit të rasteve i gjithë personeli u vetëkarantinua.  Sot kanë dalë në punë pjesa e personelit e pa prekur nga COVID-19, duke vijuar marrjen e tamponëve në këtë qytet.

Ndërkohë ditën e sotme është dezinfektuar kjo godinë dhe disa qytetarëve u është bërë tamponi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat