Mbytet në det pushuesi nga Kosova, policia jep detaje

Durrësi

Mbytet në det pushuesi nga Kosova, policia jep detaje

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:20
Durrës

Një 73-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në Durrës pasi është mbytur në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

"Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi nga Kosova J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat