Banorët e pallatit në Durrës në protestë para prokurorisë për ndërtesën e dëmtuar nga tërmeti

Durrësi

Banorët e pallatit në Durrës në protestë para prokurorisë për ndërtesën e dëmtuar nga tërmeti

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

Banorët e një pallati në Durrës janë ngritur në protestë para Prokurorisë së këtij qyteti.

Banorët e pallatit nr. 8 në lagjen nr. 5  kanë nisur grumbullimin mëngjesin e sotëm.

Ata akuzojnë prokurorinë se nuk po zbardh të vërtetën e gjendjes se banesës.

Ekspertët e prokurorisë deklarojnë ata e kanë klasifikuar në ekspertize të pabanueshëm pallatin nr 8, pasi shkalla e inkriminimit (lëvizjes) është 51,4 cm.

Ata kanë kërkuar proces gjyqësor dhe dyshojnë se po tentohet për ndërrim provash në dosjen e heshtjes.

Në këtë pallat jetojnë, sipas banorëve rreth 50 familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat