Durrësi shënon 15 infektime të reja, mes tyre një pushues nga Kosova

Durrësi

Durrësi shënon 15 infektime të reja, mes tyre një pushues nga Kosova

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 10:42
Ilustrim

Durrësi vijon me shifra të larta infektimesh, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar 15 persona të prekur me koronavirus.

Katër prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa për të tjerët vijon hetimi epidemiologjik.

Mes rasteve të fundit është konfirmuar edhe një pushues nga Kosova, i cili ndodhej me pushime në zonën e Golemit.

Pas konfirmimit të 15 rasteve të fundit, vijon gjurmimi i kontakteve për të zbuluar shtrirjen e zinxhirit të infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat