Shtesa dy kate pa leje mënjanoi pallatin pas tërmetit, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Durrësi

Shtesa dy kate pa leje mënjanoi pallatin pas tërmetit, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:32
Durrës

Një qytetar nga Durrësi ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi pallati ku ai banon është mënjanuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në kallezimin e tij të datës 04/12/2019, shtetasi Bashim XHika, ngre pretendimin se si pasojë e ndërtimit tej lejes së miratuar nga ana e Bashkisë Durrës, nga 8+1 kat në 10+1, ka ndodhur edhe dëmtimi i godinës duke u mënjanuar.

Objekti, pallati 10+1 kat, ndodhet në lagjen nr. 5, rruga “Stefan Dhima”, pallati nr. 8, i ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “Ndregjoni”, me investitor shtetasin Osman Peposhi.

Ky akt eshte perpiluar ne momentin menjehere pas termetit dhe nuk eshte akt dhe konkluzion perfundimtare i Prokurorise.

Mbi bazën e kësaj është administruar akti i konstatimit të kryer në lidhje me këtë godinë i datës 27/11/2019, në të cilin specialistët e Institutit të Ndërtimit, kanë përcaktuar se niveli i dëmtimeve është DS2 (mesatare dhe dëmtime serioze) si dhe kanë parashturar se ”Nga konstatimi vizual shohin një inklinim vertikal të objektit.

Pas kësaj janë administruar në fashikull, akt ekspertimet, sizmike dhe gjeologjike kjo mbi bazënn e rekomandimeve të sjella nga grupi i punës që ka perpiluar aktin e konstatimit.

Gjithashtu, është vendosur kryerja e ekspertimit teknik gjodet për të përcaktuar nivelin e  inklinimit të objektit dhe qëndrueshmërinë e objektit.

Prokuroria kërkon bashkepunimin e të gjithë personave të cilët janë të prekur nga kjo fatkeqësi apo të tjerëve, që në rrugë proceduriale, të paraqesin çdo të dhënë apo fakt që ato disponojnë apo dyshime qe kane se persona te caktuar po përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit me qellim venien e tyre para pergjegjesisë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat