Arrestohet një shqiptar i Kosovës në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

Durrësi

Arrestohet një shqiptar i Kosovës në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:49
Durrës

Polica e Shqipërisë ka arrestuar shqiptarin nga Kosova me iniciale A.K., 37 vjeç, pasi kishte tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Durrës.

Me rastin e të dyshuarit po merret Prokuroria e Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin e Kosoves A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat