Transformimi i Rrugës së Durrësit, ja si do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve

Durrësi

Transformimi i Rrugës së Durrësit, ja si do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 06:50
Durrës

Rrugës së Durrësit është duke iu dhënë dora e fundit e punimeve para se të rihapet për qarkullimin. Krahas rrjetit të ri të kanalizimeve, po hidhet dhe shtresa asfaltike dhe trotuarët e rinj.

Por, ndryshimi do të vijë edhe në qarkullimin e automjeteve me qëllim lehtësimin e tyre. Rruga e Durrësit do të kthehet me një kalim si portë hyrëse e Tiranës, kurse lëvizja në drejtim të daljes së qytetit do të bëhet nga rruga “Mine Peza”, që pastaj gjithashtu lidhet me “Zogun e Zi”.

Në këtë mënyrë, për herë të parë rruga e Durrësit Tirana do të ketë korsi të dedikuar autobusëve, 2 korsi për makina, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët dhe një korsi të dedikuar biçikletave, për ta kompletuar rrjetin e biçikletave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat