E rëndë! Një person hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Durrësi

E rëndë! Një person hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, i moshuari V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat