Bie zjarr në pyllin e Kepit të Rodonit në Durrës

Durrësi

Bie zjarr në pyllin e Kepit të Rodonit në Durrës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:50
Ilustrim

Është përfshirë nga flakët pylli në Kepin e Rodonit në Durrës.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, për të shuar zjarrin e rënë.

Flakët që kanë rënë në pyll favorizohen edhe nga era.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në zonën  e Kepit të Rodonit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat