U plagos i biri dhe babai u vra, zbardhen detajet e reja çfarë u gjet në vendin e krimit

Durrësi

U plagos i biri dhe babai u vra, zbardhen detajet e reja çfarë u gjet në vendin e krimit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Siç shihet nga pamjet në foto, në vendin e ngjarjes kanë mbetur shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, është kapur autori, teksa janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat