Edukatorja i dhunon fëmijën, pronari i kopshtit në Durrës i hedh nënës 5 mijë lekshin në fytyrë: “Mos na denonco!”

Durrësi

Edukatorja i dhunon fëmijën, pronari i kopshtit në Durrës i hedh nënës 5 mijë lekshin në fytyrë: “Mos na denonco!”

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Durrësit, ku një nënë e re ka denoncuar në Polici rrahjen e vajzës së saj të mitur 18 muajshe nga edukatoret e çerdhes ku ajo e çonte.

Pas denoncimit nga nëna, policia ka arritur të procedojë penalisht shtetasin G.D, 61-vjeç, pronarin e çerdhes.

GazetaReforma mëson se çerdhja ku ka qenë 2-vjeçarja, ndodhet në lagjen 8, pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.

Burimet tregojnë se fëmija 18 muajshe ishte rrahur brutalisht nga edukatorja dhe ka pasur shenja të nxirash në trup, si dhe kishte pësuar traumë. Bëhet me dije se fëmija i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe i janë dokumentuar nëpërmjet fotografimit shenjat e dhunës në trup.

Në momentin kur nëna e fëmijës ka shkuar që të marrë çantën e vajzës së saj pas ndodhisë, shtetasi G.D i ka hedhur një 50 mijë leksh të vjetër, duke i kërkuar që mos ta denonconte rastin në polici.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat