Më 2 tetor mbërijnë në portin e Durrësit disa zjarrfikëse nga Italia

Durrësi

Më 2 tetor mbërijnë në portin e Durrësit disa zjarrfikëse nga Italia

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:31
Foto

Ditën e nesërme, datë 2 tetor 2020, rreth orës 16:00 mbërrin në Portin e Durrësit nga Ancona një sasi mjetesh zjarrfikëse dhe pajisje të tjera.

Një lajm të tillë e bën me dije Ambasada Italiane në vendin tonë.

Këto mjete janë dhuruar nga Trupa Kombëtare Zjarrfikëse Italiane Prefekturës dhe Bashkisë së Durrësit, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Ofrimin Reciprok të Bashkëpunimit për Aktivitetet Logjistik të Asistencës Publike.

Të pranishëm do të jenë Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe Prefekti i Durrësit Roland Nasto. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat