Shpërthen lënda plasëse në oborrin e banesës, detajet e para

Durrësi

Shpërthen lënda plasëse në oborrin e banesës, detajet e para

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 22:20
Foto Ilustrim

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat