Bashkia e Sakos harron periferinë

Durrësi

Bashkia e Sakos harron periferinë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Durrësi nën drejtim gati 20 vjeçar të socialistëve është kthyer në një prej qyteteve më të betonizuar të vendit. Asfalti elektoral i hedhur disa vite me parë, sipas banorëve është thërmuar duke e kthyer në mankth lëvizjen aty të makinave e këmbësorëve.

Pamjet vijnë në një ditë me diell, por në mes të rrugës ka gropa me ujë.

Në ditët me shi,banorët thonë se uji i del sipër.

“Shikoje si është gropa gropa, ka kaq vite nuk ka vënë dorë njëri për ta rregulluar këtë rrugë. Cfarë të them,ja shikojeni si është. Kur bie shi  nuk ecim dot , se mos biem në pusetë  se mbushet komplet me ujë. Jemi ankuar po nuk e kanë vënë ujin në zjarr njeri”, shprehen banorët.

Rruga kalon shumë pranë maternitetit të Durrësit, dhe e bën të mundimshëm lëvizjen e nënave të reja.

“Shumë e keqe siç shihet, kam pesë vite që jetoj këtu edhe kështu është. Unë që jam prind me karrocë, kam prishur 3 karroca”, shprehen banorët.

Banorët thonë në vazhdimësi i janë drejtuar bashkisë për të kërkuar ndërhyrje për ta ndryshuar këtë pamje të ngjashme me qytetet e bombarduara.

Por thirjet e tyre duket se kanë rënë në veshin e shurdhët të Bashkisë së Durrësit dhe kryetares në detyrë Emiriana Sako.

Bashkia e Durrësit që në 20 vitet e fundit është drejtuar nga socialistët, në vazhdimësi është vënë në akuzë për betonizimin e qytetit dhe ndërhyrjet e vazhdueshme e të dyshuara abuzive në qendër, por duke lënë periferinë në harresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat