Mijëra kapsolla dhe 40 kg tritol shembin pallatin 9-katësh në Durrës

Durrësi

Mijëra kapsolla dhe 40 kg tritol shembin pallatin 9-katësh në Durrës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:52
Pamje nga video

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës.

Janë dashur 1.100 kapsolla dhe 40 kilogramë lëndë shpërthyese për ta hedhur pallatin në tokë.

Pavarësisht nga masat e marra, raportohet se ka patur dëmtime edhe në banesat aty pranë, ku xhamat e disa dritareve u thyen nga vala e goditjes.

Sipas IKMT, objekti u shemb pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat