Shkoi për të gjuajtur oktapod, por nuk u kthye më/ Flet xhaxhai i 32-vjeçarit në Durrës

Durrësi

Shkoi për të gjuajtur oktapod, por nuk u kthye më/ Flet xhaxhai i 32-vjeçarit në Durrës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:28
Petrit Prifti

Silvi Prifti është 32-vjeçari, i cili ka humbur pa lënë gjurmë që prej ditës së djeshme, kur ka dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë, në Durrës.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë, por nuk ka asnjë shenjë nga i riu, rrobat e të cilit u gjetën në breg pranë Currilave, xhaxhai i tij ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas Petrit Priftit, nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk ishte parë më. Ai i bëri edhe thirrje kryeministrit Edi Rama:

“Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babait të tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjysmë.”

Po ashtu, Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet.

“Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton”, u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit.

Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat