Rindërtimi në Durrës, PD ashton akuzat: Qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit

Durrësi

Rindërtimi në Durrës, PD ashton akuzat: Qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Durrës

Partia Demokratike ka vijuar sërish sulmet kundër qeverisë lidhur me projektin e rindërtimit.

Sot PD është ndalur në Durrës dhe Ferdinand Xhaferri në një deklaratë për mediat shprehet se qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit.

“Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat. Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë. Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë Euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollëme 1.2 milionë Euro, me gati dyfishin e çmimit”, shprehet ai.

Më tej ai shton se programi i rindërtimit nga tërmeti është shndërruar në programin më të madh të përfitimit, abuzimit dhe vjedhjes.

“Shkolla 14 Nëntori ku gjendemi sot është simbol i korrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë Euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollënga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë Euro, por ato u zhdukën në 26 Nëntor. Askush nuk kërkon llogari për cilësinë e dobët të punimeve të kryera, që kanë vendosur nxënësit në rrezik. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë Euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para”, vijon Xhaferri.

Në fundai ka dhe një ftesë për prokurorinë. “Në Durrës, prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, është mbrapa një aferë korruptive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat