Shpërndante heroinë në Durrës, arrestohet i riu!

Durrësi

Shpërndante heroinë në Durrës, arrestohet i riu!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike ne doza të vogla.

Në kudër të operacionit të koduar “Spring Square” u arrestua shtetasu  E. I.,  banues në Durrës.

Pas kontrolleve në banesë, policia i sekuestroi  840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Spring Square”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike”, thuhet ne njoftimin e policise.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat