Aksident automobilistik, dy persona të lënduar dhe dëme materiale

Durrësi

Aksident automobilistik, dy persona të lënduar dhe dëme materiale

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit, dy persona janë lënduar dhe ka dëme materiale. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Ngjarja ndodhi në rrugën paralel me portin detar.

Motorri i përfshirë në aksident ka përfunduar brenda një biznesi që ndodhet buzë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar, po pa pasoja për jetën, dy persona, ndërsa janë dëmtuar hyrjet e dy bizneseve ndanë rrugës, shtylla ndriçimi dhe pemë dekorative.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat