Të shpallur në kërkim dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Durrës e Krujë

Durrësi

Të shpallur në kërkim dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Durrës e Krujë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia Vendore Durrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, ndërsa ka prangosur edhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

L. K., 43 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

A. G., 41 vjeç, banues në Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë specialistët Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E. G., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

I. S., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

I. N., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi në Krujë, duke drejtuar mjeti tip “Audi” pa targa, është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët në mjetin tip “Benz”, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat