Tentoi të vetëdigjej, flet gruaja nga Durrësi: Edhe djali ka dashur të hidhet nga ura

Durrësi

Tentoi të vetëdigjej, flet gruaja nga Durrësi: Edhe djali ka dashur të hidhet nga ura

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Fatime Gashi

Pak ditë më parë në Durrës, një grua e moshuar shkaktoi panik, teksa tentoi që t’i vinte flakën vetes në sheshin “Liria”. Fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte Fatime Gashi, e cila tregon arsyet që e shtynë drejt përpjekjes për aktin ekstrem.

Ajo u shpreh se ka kërkuar ndihmë gjithandej dhe askush nuk e ka ndihmuar, vetëm i kanë mbyllur dyert.

“Kam 30 vjet e martuar, por burri ka 20 vjet që ka vdekur. Kërkojmë ndihmë ekonomike, kam një pension 75 mijë lekë. Edhe djali njëherë ka punë dhe njëherë jo. Kur ka punë punon, kur nuk ka, nuk punon. Shkoj në bashki, nuk na përgjigjen. Jam në Durrës me qira, deri dje e kam paguar se punonte djali në një firmë që falimentoi dhe tani punon veç ku t’i dalë”, tha ajo.

Fatimja shtoi se ka marrë edhe kredi, pasi është e sëmurë, vuan nga migrena. Madje tregon se edhe djali i saj 25-vjeçar ka tentuar disa herë që të vrasë veten, por e ka ndaluar ajo.

“Ka tentuar të hidhet nga ura, të varet. Unë i kam thënë djalit shumë herë që të mos e bëjë një veprim të tillë. Unë e mora këtë vendim se u acarova shumë për 3 javë, ku hyra në shumë dyer dhe askush nuk na përfilli. Vetëm na përzënë. Djali ka tentuar nga fukarallëku, ai nuk është i sëmurë. Nuk kam pasur ndihmë as nga familja e burrit dhe as e imja. E prandaj është acaruar djali”, – tha zonja.

Fatimja u shpreh se po iu dha edhe njëherë mundësia e dytë, ajo do ta vrasë veten dhe nuk do e mendojë dy herë.

“Nëse nuk më japin zgjidhje në bashki, unë e bëj prapë dhe nuk e kam problem për jetën time. Kjo mundësi do të jetë fatale për mua. Mua më dhimbset vetëm djali im”, – përfundoi zonja, e cila kërkoi ndihmë për shtëpi për të birin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat