Skandal në Durrës/ Radhë të gjata në Bashkinë e qytetit, qytetarët presin me ditë dhe s’marrin shërbimet e kërkuara

Durrësi

Skandal në Durrës/ Radhë të gjata në Bashkinë e qytetit, qytetarët presin me ditë dhe s’marrin shërbimet e kërkuara

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Foto Ilustrim

Prej disa muajsh qytetarët e Durrësit nuk marrin asnjë shërbim nga Bashkia e qytetit të tyre. Qytetarët durrsakë me probleme ende të pazgjidhura sorollaten nga punonjësit e Bashkisë sa në një derë në tjetrën.

Në zyrën e ankesave pranë kësaj Bashkie janë me dhjetëra qytetarë që dynden çdo ditë. Që nga problemet e shkaktuara nga tërmeti të cilat kanë 13 muaj pa zgjidhje tek problemet me taksat, ujin e pijshëm, me mungesën e ndriçimit dhe të gjelbërimit kërkojnë zgjidhje.

Qytetarët duken mjaft të zhgënjyer nga administrata e Bashkisë. Kryetaren e komanduar të Bashkisë as nuk e njohin edhe për faktin se nuk është e zgjedhur drejtpërdrejt nga vota e tyre. Qasja e Bashkisë ndaj qytetarëve i ka bërë këta të fundit të shohin me indiferentizëm procesin e zgjedhjeve. Ata thonë se nuk do votojnë në zgjedhjet parlamentare të prillit.

13 muaj pas tërmetit shkatërrimtar janë me qindra e mijëra familje që u përjashtuan nga procesi i rindërtimit. Vetëm tre ditë më parë u hap sërish procesi i regjistrimit të godinave të dëmtuara dhe banorët e Durrësit presin me orë të tëra në radhë për të dorëzuar dokumentet.

Por teksa presin, akuzojnë Bashkinë se nuk e menaxhon si duhet këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat