Grumbull dhe festë e madhe në Durrës, Koka mbledh simpatizantët në lokalin e tij, po policia?

Durrësi

Grumbull dhe festë e madhe në Durrës, Koka mbledh simpatizantët në lokalin e tij, po policia?

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Foto

Grumbull dhe festë e madhe. Lefter Koka, i përjashtuar nga LSI-ja, tashmë pjesë e PS-së ditën e sotme ka organizuar një festë në restorantin e tij te “Pista” në qytetin bregdetar.

Sikur të mos ishim në një situatë të tillë që cdo ditë koronavirusi po merr jetë njerëzish, në Durrës është injoruar rreziku dhe thirrjet e ministrisë së Shëndetësisë që nuk lejohen organizimet e mëdha, por vetëm festat e vogla familjare brenda shtëpisë.

“ABC” mëson se Koka në restorantin e tij ka mbledhur për të festuar ardhjen e Vitit të Ri, ish-drejtuesit dhe anëtarë të LSI-së, që janë larguar nga kjo forcë dhe janë përkrah tij në sfidat e reja, 4 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

E ndërsa fotot po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, nga policia e Durrësit ende nuk ka asnjë njoftim nëse është në dijeni të një eventi të tillë të zhvilluar në mes të qytetit bregdetar.

Shqipëria ndodhet në një fazë kur ka shtrënguar orën policore për të shmangur grumbullimet dhe festimet në lokale e restorante për fundvit pas orës 20:30, por në Durrës janë mbledhur në mes të ditës duke “harruar” koronavirusin dhe sfiduar policinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat