Erë e fortë dhe det deri në 9 ballë, pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari

Durrësi

Erë e fortë dhe det deri në 9 ballë, pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Moti i keq dhe pezullon transportin detar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Burime nga agjensitë detare për gazetarin e Ora News Mark Brunga, moti i keq në Detin Adriatik dhe që pritet të përkeqësohet gjatë natës, ka bërë që të anullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Mbremjen e sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port.

Burime për Ora News nga porti italian i Barit bëjnë me dije se, edhe 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, nuk do të nisen.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, gjatë natës, forca e detit do të arrijë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës në mbi 70 km/orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat