Erë e fortë dhe stuhi në Durrës, rrëzohet statuja e Rodonit

Durrësi

Erë e fortë dhe stuhi në Durrës, rrëzohet statuja e Rodonit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Durrës

Moti i keq dhe era e fortë e ditës së sotme, që vijon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit nuk ka kursyer as statujën e Redonit.

Statuja  e cila gjendet pranë shëtitores Taulantia është rrëzuar, siç shihet edhe në foto.

Statuja e Redonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.

Statuja e perëndisë Redon, e njohur më vonë dhe me emrin Rodon, u rrëzua nga era gjatë mesditës së  sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat