Pak para ndërrimit të viteve sekuestrohen 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese

Durrësi

Pak para ndërrimit të viteve sekuestrohen 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Policia e Durrësit ka sekuestruar në Maminas 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Bëhet e ditur se tregtuesi i tyre, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.

Kontrollet do të vijojnë në të gjith territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë.

Njoftimi i plotë

Durrës

Policia e Durrësit kontrrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen në Maminas,  72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Procedohet penalisht tregtuesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve, në Maminas shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin N. Gj., i cili në bagazhin e makinës dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.

Kontrollet do të vijojnë në të gjith territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat