Vrasja e babait dhe plagosja e të birit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Durrësi

Vrasja e babait dhe plagosja e të birit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ka qenë i shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i vrasjes së Armando Baboçit dhe dy personave të tjerë.

Policia thotë se ka rënë në pranga E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gj). dhe u plagosën shtetasit E.Gj. dhe E.T.

Policia asokohe arrestoi pesë persona për ngjarjen në fjalë, e cila tronditi qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Klodian Daci, Henri dhe Serxho Tatosi, të cilët u akuzuan për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”,  ndërsa Henri Begu dhe Argit Kastrioti u akuzuan për  “Moskallëzim krimi”.

"Pse më sheh", ka qenë ky motivi i sherrit masiv, ku një grup prej 5 personash nisën të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi (Gjini)  dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.

Fillimisht dyshohet se konflikti ka nisur mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit, të cilët janë ofenduar mes tyre, ndërsa më pas kanë nisur të qëllohen me sende të forta.

Baboçi është përfshirë në konflikt pikërisht për t’i ardhur në ndihmë të birit. Mësohet se babë e bir janë qëlluar me armë zjarri teksa kanë tentuar të largohen.

Baboçi humbi jetën në spital, një orë nga ngjarja, pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa i plagosur mbeti dhe i biri Erald Gjini 19 vjeç, si dhe një tjetër shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat