Nisen drejt Durrësit klandestinët e shpëtuar në Vlorë

Durrësi

Nisen drejt Durrësit klandestinët e shpëtuar në Vlorë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Klandestinët e shpëtuar në Vlorë një natë më parë janë transportuar drejt Durrësit pasi kanë qëndruar për të paktën 20 orë në ambientet e Komisariatit të Vlorës. Burime bëjnë me dije për ABC se klandestinët  të cilët kanë qenë të shtruar në spitalin e Vlorës kanë dalë pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe tashmë do të akomodohen në Durrës për një periudhë të pacaktuar.

Transporti i tyre drejt Durrësi është bërë me makinat e policisë. Ndërkohë uniformat blu vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

Rreth 50  klandestinë nga Lindja e Mesme (sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Gomonja mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në rrezik për tu mbytur. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat