Durrës/ Lumenjtë Ishëm dhe Erzen në rënie, bashkitë furnizohen me ndihma

Durrësi

Durrës/ Lumenjtë Ishëm dhe Erzen në rënie, bashkitë furnizohen me ndihma

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:39
Durrës

Natën e kaluar qarku i Durrësit është përfshirë nga reshje me intensitet të dobët dhe mesatar.

Nga informacionet e marra nga terreni, nga bashkitë, si dhe inspektimet e bëra deri tani nuk ka probleme nga raportimi i mëparshëm.

Nga drejtoria e Rezervave të Shtetit bashkitë e qarkut kanë marrë ndihma ushqimore dhe detergjente: Durrësi 150 pako, Kruja 100 pako dhe Shijaku 50 pako te cilat janë magazinuar dhe do të ndahen në vijim.

Niveli i ujit në lumejtë Ishëm dhe Erzen është në kuota të larta, por në rënie.  Lumi Erzen ka ulje deri në 35 cm. Rezervuarët nuk kanë probleme janë në monitorim të vazhdueshëm.

Rrugët nacionale dhe rurale (përveç atyre të informuara më parë) pa probleme dhe të kalueshme. Situata me energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm është normale.

Hidrovoret punojnë me kapacitet të plote. Niveli nga pika kritike -40 cm. Strukturat e MC me mjetet organike janë në terren në gatishmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat