Porti i Durrësit/ Gajo: Nuk ka argumentim për projektin, qeveria e papërgatitur, mund të shkojë në arbirazh

Durrësi

Porti i Durrësit/ Gajo: Nuk ka argumentim për projektin, qeveria e papërgatitur, mund të shkojë në arbirazh

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:53
Albert Gajo

Albert Gajo, pedagog ekonomie, u shpreh se duke pasur atë nxitimin se po vjen një investitor i madh, jemi të papërgatitur për negociata dhe krijohen paqartësi.

Për Gajon, kjo rrit rrezikun që marrëveshje të tilla si ajo që po tentohet të bëhet lidhur me portin e Durrësit, mund të çojnë edhe në arbitrazhe ndërkombëtare.

Albert Gajo: Kur vjen një investitor i madh që do të bëjë një investim të madh, institucionet shqiptare nuk janë të përgatitur. Duke pasur atë nxitimin se po vjen një investitor i madh në dukje, ne jemi të papërgatitur për negociata dhe krijohen paqartësi, sikurse i kemi parë mund të çojnë edhe në arbitrazhe ndërkombëtare sepse janë të pamundura që të realizohen. Kjo mund të ndodhë edhe me zhvendosjen e portin e Durrësit, por kjo nëse bëhet pa një strategji të mirëfilltë dhe i plotëson kushtet për të qenë porti më i rëndësishëm në vend, pasi është port kryesor për Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Gajo tha se për projekte të tilla të mëdha duhet që qeveria të punësojë konsulencë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sa më e mbrojtur përballë konflikteve.

Albert Gajo: Porti i Durrësit ka marrë shumë financime gjatë këtyre viteve për zhvillimin e tij. Këto investime janë në vazhdim, duke u marrë si kredi që akoma vazhdojnë, ky projekt i ri bën që këto projekte të mëparshme të shkojnë në zero, pasi parashikohet një shlyerje në afatgjatë. Problemi tjetër është konflikti i interesit në raport me institucionet që duhet të futen në këtë proces negocimi. Dy ministritë kryesore që duhet të jenë përgjegjëse për këtë gjë janë ajo e Financave dhe ajo e Drejtësisë. Ekziston një konflikt interesi mes administratorëve institucionalë të këtij aseti publik dhe atë që duhet të bëjë një ministri tjetër që është jashtë modalitetit dhe konfliktit të interesit. Për projekte të tilla të mëdha duhet që qeveria të punësojë konsulencë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sa më e mbrojtur përballë konflikteve.

Gajo shtoi se ne jemi një vend që varet nga importet, porti është një aset shumë i rëndësishëm, duke krijuar mjaft probleme në raport me mallrat.

Albert Gajo: Duke qenë ne jemi një vend që varet nga importet, porti është një aset shumë i rëndësishëm, duke krijuar mjaft probleme në raport me mallrat. Kjo do të pengojë ose do të rrisë kostot e ardhjes së mallrave. Do të ketë pasoja financiare nëse kontrata nuk shkon ashtu sikur është. Nuk ka një argumentim të saktë nëse do të ketë efektet e pritura, përveç disa projekte në 3D. përfshija e gjithë portit të Durrësit në një port jahtesh, ku do të përfshihet edhe një pjesë që sot është urbane, duke dalë edhe jashtë studimit urban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat