U rrëzua nga era e fortë në Durrës/ Rikthehet në shëtitoren ”Taulantia” statuja e Redonit, hyut ilir të detit

Durrësi

U rrëzua nga era e fortë në Durrës/ Rikthehet në shëtitoren ”Taulantia” statuja e Redonit, hyut ilir të detit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:08
Vendosja e statujës së Redonit

Pas rrëzimit nga stuhia e fortë e statujës së Redonit, hyut ilir të detit e ujërave, ka nisur puna për kthimin e veprës së artit në identitet.

Puna po drejtohet nga skulptori i kësaj vepre,  Ilirjan Xhixha.

Gjatë stuhisë që mbërtheu gjirin e Durrësit në fund të dhjetorit u dëmtua nga era e fortë dhe statuja e Redonit.

Nga vera e vitit 2019 është vendosur në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” të Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat