Durrës, “plazh” në janar/ Edhe pse një nga ditët më të ftohta, dielli riktheu shëtitjet buzë detit

Durrësi

Durrës, “plazh” në janar/ Edhe pse një nga ditët më të ftohta, dielli riktheu shëtitjet buzë detit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:11
Foto

Është një nga ditët më të ftohta të këtij dimri, por njerëzit nuk e kanë braktisur plazhin e Durrësit i cili ka ofruar një ditë plot diell për të gjithë grupmoshat. Pavarësisht temperaturave të ulëta, një grup durrsakësh nuk e kanë shmangur as këtë të diel larjen në det.

Të tjerë kanë shijuar lojërat sportive në rërë, ndërsa shumica shëtitjet buzë detit.

”Kemi dalë për ajër të pastër. Pensionistë jemi. Na bën mirë shumë. Në shtëpi ishte më ftohtë këtu nuk e ndjejmë.”

”Një xhiro bregut detit me pak diell për ta pasur më ndryshe fundjavën. Çlodhje. Qetësi. Ajër i pastër.”

”Kënaqësi. Pas koronës, dielli na bën shumë mirë. Kënaqësi. Na jep frymë shëndet. E kemi shumë të nevojshme sidomos në këto ditë të vështira.”

”Ne përditë e shijojmë. Po dhe duhet ky të ftohti. Ka nevojë.”

”Ditë e bukur. Mirë për të bërë xhiro anës detit.”

Dimri i ka larguar tregtarët ambulantë vendas, po tek-tuk ndesh refugjatë nga Lindja e Mesme që përpiqen të sigurojnë bukën e gojës duke shitur sende të vogla, ndërsa presin të vijojnë rrugëtimin drejt vendeve të BE-së.

Gjurmët e dimrit i ndesh ngado, por ato nuk e zbehin aspak gjallërinë e plazhit në këtë të diel të ftohtë janari për t’ia lënë vendin një tjetër jave të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat