Me dy emra, në rrebeshin e shiut, i riu u qëllua sapo zbriti nga makina, dinamika e vrasjes në Durrës

Durrësi

Me dy emra, në rrebeshin e shiut, i riu u qëllua sapo zbriti nga makina, dinamika e vrasjes në Durrës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Jeta e një 32-vjeçari në Durrës u pre në mes mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Gazetari i ABC në Durrës Leonidha Musai raporton se viktima Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, u qëllua me armë sapo zbriti nga makina e tij, nga një tjetër automjet, ku ishte autori.

Në vendin e ngjarjes ka pasur pak dëshmitarë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin bregdetar, por policia thotë se ka shoqëruar disa për t’i pyetur në lidhje me ngjarjes.

Autori është në kërkim, ndërsa ende nuk dihet nëse viktima është me precedent penal dhe cilat ishin shkaqet, që sollën vrasjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat