Gjykata mbyll çështjen “Veliera” në Durrës/ I hapet rruga vijimit të punimeve

Durrësi

Gjykata mbyll çështjen “Veliera” në Durrës/ I hapet rruga vijimit të punimeve

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Ilustrim

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka pushuar çështjen e shumë përfolur “Veliera”.

Ndërkohë kujtojmë se shoqëria civile kishte kërkuar që çështja të gjykohej në një gjykatë më të lartë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjykata ka vendosur mbylljen e hetimeve në lidhje me këtë çështje të shumëpërfolur. Ambjentalisti Sazan Guri pas seancës përmbyllëse ka kërkuar reagimin e qytetarëve durrsakë, pasi sipas tij me këtë projekt po shkatërrohen vlerat arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Ndër të tjera bëhet me dije se projekti “Veliera” po shkon drejt finalizimit. Invesimi afro 5 milion dollarë po mbyllet dhe kanë ngelur vetëm disa detaje për ti dhënë fund përfundimisht këtij investimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat